Kësi valltare nuk keni parë kurrë, sillet 100 herë pa ndërprerë brenda 45 sekondave

Ndryshe

Kësi valltare nuk keni parë kurrë, sillet 100 herë pa ndërprerë brenda 45 sekondave

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 09:49
Pamje nga video

Derisa koleget e saj mezi arrinin të silleshin njëherë pa pasur marramendje, një vajzë e re ua ka dëshmuar të kundërtën gjatë orës së vallëzimit.

Një video e publikuar më poshtë e cila është duke bërë xhiron e botës, shfaq një vajzë mjaft simpatike e cila me asistimin e partnerit të saj në vallëzim, arrin të sillet 100 herë pa ndërprerë brenda 45 sekondave.

Edhe pse ajo realizoi 100 sjellje, numër i madh duke marrë parasysh faktin se mund të shkaktojnë marramendje, ajo dukej shumë stabile edhe pasi e përfundoi vallëzimin.

Asaj ia mbante duart partneri, derisa ajo fillon të sillet me shpejtësi të vogël dhe duke kaluar sekondat shpejtësia e saj vjen duke u rritur.

Nuk dihet se ku është filmuar kjo video, por një gjë është e sigurt se ajo ka ushtruar shumë për një gjë të tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat