Zhytësi takohet me krijesën misterioze që shfaqet shumë rrallë

Ndryshe

Zhytësi takohet me krijesën misterioze që shfaqet shumë rrallë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 16:47
“Tranguj të vegjël deti”, si dhe “njëbrirëshi i detit”, janë dy emërtimet që e quajnë këtë fenomen.

Jay Winks po zhytej në një bregdet të Queensland të Australisë, kur ka takuar krijesën misterioze në formë tubi.

Pa humbur kohë, ai i ka bërë fotografi këtij cilindri lëvizës që ishte i gjatë më se tri metra.

Image
Formësimi i përbërë nga milion gjallesa të vogla

“A ka dikush që ma tregon emrin e kësaj gjallese me ngjyrë rozë”, ka pyetur Winks në rrjetin social, përkrah fotografive të postuara.

Në fakt, ky është një formësim që quhet Pyrosome, ku mblidhen miliona gjallesa të vogla, që në kohë të caktuar qëndrojnë së bashku në formë kolonie. “Tranguj të vegjël deti”, si dhe “njëbrirëshi i detit”, janë dy emërtimet që e quajnë këtë fenomen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat