Gjahtari bie në kurthin e presë së vet

Ndryshe

Gjahtari bie në kurthin e presë së vet

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 20:20
Gjahtari dhe pitoni

Kishte arritur të kapte me sukses një gjarpër 10 metra të gjatë, por nuk e kishte kuptuar se Pitoni po e neutralizonte edhe vet.

Teksa po e mbante të kapur duke i bllokuar kokën, pitoni kishte nisur t’i mbështillej përreth këmbëve. Kur gjahtari e kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë pasi gjarpri kishte filluar ta shtrëngonte, taktikë që e përdor për të vrarë prenë e saj.

Por, fatmirësisht në ndihmë i ka shkuar kolegu i tij, i cili ndihmoi për t’u liruar. Pitonët nuk janë helmues, por mbeten vdekjeprurës. Ata e shtrydhin deri në vdekje prenë e tyre dhe mund të gëlltisin kafshë që janë përtej madhësisë së tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat