Një modele 22-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë, pasi kishte festuar gjatë natës me 3 meshkuj në një lokal nate.
Aksidenti tragjik ndodhi në Australi disa ditë më parë, kur modelja Bree Keller me 3 meshkujt ishin larguar të gjithë bashkë me një makinë sportive Nissan GT-R R35 me vlerë 150 mijë paund.
Por automjeti shpërtheu në flakë dhe veç modeles, humbën jetën edhe dy prej burrave, të cilët ishin vëllezër.
Kurse shoku i tyre i tretë mundi t’i shpëtonte përplasjes fatale.
Familja e modeles thotë se nuk e kanë idenë përse vajza e tyre kishte hipur në makinë me 3 burrat me të cilët kishte festuar në lokal.
Në një intervistë televizive, njerku i 22-vjeçares u shpreh se nuk i njihnin burrat që ishin në makinë me të.
Modelja kishte edhe një të dashur i cili e përshkroi atë pas vdekjes, si vajzën me të cilën donte të plakej.