Rreh barbarisht gruan në mes të Tiranës. Qytetari: Mund të kishte patur fatin e Fildeze Hafizit

Ndryshe

Rreh barbarisht gruan në mes të Tiranës. Qytetari: Mund të kishte patur fatin e Fildeze Hafizit

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 00:13
Ilustrim

Disa javë më parë Fildez Hafizi u vra në mes të Tiranës nga ish-bashkëshorti i saj. Mediat raportuan se institucionet përkatëse po merrnin masat e duhura për të mbrojtur vajzat dhe gratë nga dhuna.

Por sot një tjetër rast dhune ka ndodhur në qytetin e Tiranës, dhe askush nuk tentoi ta ndalonte.

“Shikoni se çfarë ndodh para Fakultetit të Gjuhëve të huaja. Ky djali meriton një diskriminim shumë të madh se femra nuk trajtohet në atë mënyrë. Çfarë do problemi të kishin ta zgjidhnin në shtëpi jo ta kapi me forcë në rrugë dhe të ushtrojë dhunë”- thote ai.

Besojmë të gjithë e dimë se zona pranë fakultetit është një nga më të frekuentuarat këtë periudhë për shkak të sezonit të vjeshtës dhe minimalisht duhet të kishte ndonjë patrullë policie që ka nën vëzhgim zonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat