Shoferi ndaloi makinën pasi dëgjoi një koalë duke qarë

Ndryshe

Shoferi ndaloi makinën pasi dëgjoi një koalë duke qarë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 09:49
Jane tha se koala gjashtë-vjeçare po qante nga ankthi.

Një koalë e tmerruar u gjet e kapur brenda gomës së një makine. Ajo kishte humbur fëmijën e saj, dhe u dëgjua duke qarë kur shoferi i makinës ndaloi dhe e tërhoqi.

E quajtur Kelly Koala, ajo u bind përfundimisht që të dilte jashtë dhe të dërgohet tek një veteriner.

Jane Brister, nga shpëtimi i faunës, i cili u thirr për të ndihmuar, tha: “Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë. Është absolutisht e pabesueshme”.

Besohet se Kelly ishte zvarritur në harkun e timonit, derisa makina ishte e parkuar në periferi të Adelaide, kryeqyteti shtetëror i Australisë Jugore.

Jane shtoi: “Ajo po qante pak, ajo ishte pak e tronditur dhe ishte qartësisht e shokuar”.

Jane tha se koala gjashtë-vjeçare po qante nga ankthi.

Por, pasi ishte nën kujdes për 48 orë, Kelly u lirua përsëri dhe u ngjit me një pemë aty pranë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat