“Ju japim 2 mijë euro në muaj po të vini te jetoni te ne”, flet kryetari i fshatit italian: Kjo është e vërteta

Ndryshe

“Ju japim 2 mijë euro në muaj po të vini te jetoni te ne”, flet kryetari i fshatit italian: Kjo është e vërteta

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:59
Fshati

“Nuk afrojmë para që të jetoni në Bormida të Italisë, o njerëz, jeni keqkuptuar!”

Kryetari i fshatit Bormida në Savona, Itali është detyruar për të disatën herë të sqarojë mijëra të interesuar se nuk jepen para për ata që do të duan të jetojnë në këtë fshat. shkruajnë mediat italiane.

“Na ndihmoni, se nuk mund të bëj më shumë se kaq, nuk mund t’i sqaroj të gjithë se Bormida nuk afron 2000 euro për ata që duan të vijnë këtu. Ata na njoftojnë nga e gjithë bota, kanë shkruar gazeta ndërkombëtare, ekipe televizive nga e gjithë Evropa kanë ardhur dhe po vijnë këtu. Por për fat të keq lajmi është i gabuar.”

Ky është apeli që ka bërë Danielle Galliano, kryetari i fshatit Bormida në Itali, që nga maji 2017 e deri më sot,  një fshat malor me 300 banorë në Savona. Pas dhënies së lajmit të keqkuptuar, kryetari i fshatit mori në pak ditë 17 mijë kërkesa nga Italia, Evropa dhe Amerika Latine për intervista televizive, telefonata për artikuj në gazetat kryesore ndërkombëtare.

Mediat “Il Secolo XIX” kishte shkruar me korrektesë për një nismë të kësaj komune, por fjalë goje, fjalë pas fjale, mesazhi i kryetarit ishte marrë tjetër për tjetër.

Galliano kishte njoftuar se kishte tre banesa komunale me qera dhe i kishte propozuar Rajonit të Liguria që të krijonte fonde për komunate  vogla për t’i lejuar ato të afronin një bonus prej  2000 eurosh për ata që vendosnin të blenin shtëpi në fshatrat e braktisur, transmeton syri.net

Mirëpo fjala e tij mori dhenë ndryshe: 2000 euro dhe punë për ata që do të transferoheshin atje!

Kjo ëndërr kishte arritur deri në Peru dhe Argjentinë, prej nga ra një shi letrash, emailesh dhe mesazhesh drejtuar qytetit, gazetave lokale dhe kryetarit.

Por, strehimi aty ofrohet për ata që janë tashmë ën Itali dhe kontributi që u propozua ishte vetëm nëj ide, nëse ajo do të materializohej.

“Nuk ka punë këtu tek ne dhe as nuk mund ta garantojmë atë në asnjë mënyrë për atë që vjen të jetojë këtu,” tha në fund Galliano duke shuar të gjitha iluzionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat