Polici pretendoi se ndaloi lojën, para se të udhëhiqte turmën me një koreografi

Ndryshe

Polici pretendoi se ndaloi lojën, para se të udhëhiqte turmën me një koreografi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:21
Pamje nga video

Jack Taschner nga Wiskonsin i Shteteve të Bashkuara, është afruar te shikuesit e një loje futbolli, duke pretenduar se do të ndalojë gjithçka.

Por, kjo ishte pjesë e një koreografie të përgatitur më parë, ku ai simulon një ndjekje me veturë.

Të gjitha lëvizjen e tij, imitohen nga shikuesit që ndodhen prapa, derisa në fund brohorasin të gjithë për t’i dhënë mbështetje ekipit.

Megjithatë, kjo nuk iu ka ndihmuar atyre aspak, sepse humbën me rezultat të thellë nga kundërshtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat