Të gjithëve u dukej e dyshimtë valixhja e rëndë e pasagjerit: Kur e hapën, u befasuan

Ndryshe

Të gjithëve u dukej e dyshimtë valixhja e rëndë e pasagjerit: Kur e hapën, u befasuan

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:07
Doganierëve dhe policëve kufitar u është dukur i dyshimtë derisa po kalonte para tyre, pasi valixhja e tij dukej shumë e rëndë dhe në një moment i ngec mes murit dhe derës.

Një burrë është kapur duke tentuar ta fsheh gruan e tij në valixhe, gjatë kontrollit rutinor në kufi.

Kamerat e sigurisë të instaluara në pikën kufitare mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, kanë filmuar një burrë 47-vjeç duke tërhequr zvarrë valixhen derisa po kalonte kontrollin e pasaportave pa ndonjë problem.

Doganierëve dhe policëve kufitar u është dukur i dyshimtë derisa po kalonte para tyre, pasi valixhja e tij dukej shumë e rëndë  dhe në një moment i ngec mes murit dhe derës.

Dhe pasi që policia e ndaluan për t’ia kontrolluar valixhen e kuptuan se brenda saj fshihej gruaja e tij 27-vjeçe, e cila dyshohej se ishte e përfshirë në një aksident trafiku dhe se policia ishte vënë pas saj.

Ajo raportohet se kishte vozitur nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë kishte shkelur një pensionist i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat