Bleu një palë çorapë, brenda tyre gjeti një letër të shkruar nga një i burgosur

Ndryshe

Bleu një palë çorapë, brenda tyre gjeti një letër të shkruar nga një i burgosur

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:54
Mesazhi ishte shkruar në gjuhën kineze, kurse atë e kishte shkruar personi që i kishte bërë çorapet

I riu nga Newcastle, Shahkiel Akbar, ka blerë një palë çorapë të zeza të pambukut, por brenda tyre gjeti një mesazh të pazakontë.

Mesazhi ishte shkruar në gjuhën kineze, kurse atë e kishte shkruar personi që i kishte bërë çorapet.

Por, Shahkiel ka arritur ta përkthej përmbajtjen e mesazhit në gjuhën angleze, dhe aty e kuptoi se bëhet fjalë për thirrje për ndihmë.

Mësoni çfarë shkruante në mesazh:

“Emri im është Ding Tingkun. Jam 39-vjeç, dhe gabimisht jam akuzuar për mashtrim dhe jam dënuar me tre vite burgim më 28 korrik të vitit 2014. E gjitha ndodhi vetëm pse kam udhëtuar në Pekin që të denoncoj rastet e korrupsionit”, thuhet në paragrafin e parë.

Ai gjithashtu ka shkruar se është ankuar në gjykatë për verdiktin, dhe se aktualisht gjendet në provincën Lingbi ku janë duke e torturuar. Ai ka kërkuar nga kushdo që e gjen këtë mesazh t’ia dërgoj presidentit kinez apo kryeministrit.

Megjithatë, zëdhënësi i kompanisë që prodhon çorapet ka deklaruar se gjithçka është e inskenuar, pasi që mesazhe të ngjashme janë shfaqur në mbarë botën. Akbar nuk është personi i vetëm që ka gjetur mesazh me përmbajtje të njëjtë brenda çorapeve.

Megjithatë, në mbarë botën brenda çorapeve, njerëzit kanë gjetur mesazhe të ngjashme që i kishte shkruar Tingkun

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat