“Vetëm disa centimetra larg, por nuk e kuptuan se ishte kaq afër”: Turistët tregojnë tmerrin që përjetuan kur një peshkaqen u shfaq në ujë

Ndryshe

“Vetëm disa centimetra larg, por nuk e kuptuan se ishte kaq afër”: Turistët tregojnë tmerrin që përjetuan kur një peshkaqen u shfaq në ujë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:13
Pamje nga video

Ky është momenti tronditës kur turistët e tmerruar u desh të iknin nga një plazh pasi kuptuan se një peshkaqen ishte shumë afër tyre.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për pamje ku shihet një burrë i zhveshur, i cili largohet nga aty, para se të shihte se një peshkaqen fillon të fluturojë në ujë.

Por, edhe pse atyre u bë thirrje nga rojet e sigurisë, disa prej tyre nuk ishin në gjendje të mirrnin mesazhin.

Julie Roberts, 56 vjeçe, që po vizitonte plazhin e Levantes, Spanjë nga Cheltenham, tha se njëri nga ta “ishte pak centimetra larg” nga bisha dhe nuk e kuptoi se ndodhej kaq afër.

“Ishte e tmerrshme”, ka thënë ajo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat