Tejkalimi rrezikoi punonjësin që lyente vijat e rrugës

Ndryshe

Tejkalimi rrezikoi punonjësin që lyente vijat e rrugës

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:12
Shoferi i xhipit ka bërë një tejkalim të pamenduar mirë, kur doli para një furgoni.

Stu McGregon nga Shottsi i Skocisë, ka qenë duke vozitur kur para tij ndodhi një ngjarje që ka mundur të përfundonte me fatalitet.

Shoferi i xhipit ka bërë një tejkalim të pamenduar mirë, kur doli para një furgoni. Ai ka mundur të shtyp një punonjës që lyente vijat në asfalt.

“Këta shoferë nuk duhet të kenë patentë, kurrë në jetë”, ka shkruar McGregor lidhur me rastin.

Për lëvizjen me rreth 100 kilometra në orë, si dhe manovrën në një hapësirë të gabuar, kanë nisur hetimet për shoferin e pakujdesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat