Qeni hero i meksikanëve

Ndryshe

Qeni hero i meksikanëve

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:36
Qeni Frida

Për një komb si Meksika, që ende vajton dhe numëron të vdekurit pas tërmetit shkatërrimtar të së martës, Frida, qeni i stërvitur i marinës është kthyer në burim frymëzimi e krenarie.

Labradori 7-vjeçar është sot një yll i mediave sociale. Imazhin e tij e gjen si tatuazh në krahun e një burri e shfaqet edhe në një kartmonedhë 500 pesos. Gjatë karrierës së saj, Frida ka zbuluar 12 njerëz të gjallë nën gërmadha e ka diktuar edhe 40 trupa të pajetë, më shumë se çdo qen tjetër meksikan shpëtimi. 

Nuhatja e Fridës ka hyrë në punë në raste fatkeqësisht natyrore, si tërmeti i Ekuadorit muajin e kaluar, ai në jug të Meksikës përpara dy javës, në një rrëshqitje dheu të Guatemales në 2015-n dhe gjatë një shpërthimi gazi në Mexico City në vitin 2013. 

“Frida ndihmoi kërkimet në shkollën e shembur Enrique Rebsamen. Sa herë që nevojitet ndihma e saj, ne jemi të gatshëm të përballemi me situatën”, thotë Israel Arauz, kujdestari i Fridës.

“Kënaqësia më e madhe për ne sigurisht është kur gjenden të mbijetuar, por qentë ndihmojnë shumë edhe në zbulimin e vendndodhjes së trupave dhe në të dy pikat e fundit ku ato gërrmuan, u gjetën dy të tillë”, tregon Hector Trevino nga brigada e Qenve të Shpëtimit.

Tërmeti 7,1 i shkallës Rihter mori gati 300 jetë njerëzish dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në të paktën 52 ndërtesa të shembura vetëm në kryeqytet. Në shkollën ku u përqëndruan përpjekjet e Fridës, nën rrënoja u gjetën të pajetë 19 fëmijë, por 11 të tjerë u arrit të shpëtoheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat