Tronditëse, babai vret për “nder” dy vajzat 10 dhe 20 vjeçe

Ndryshe

Tronditëse, babai vret për “nder” dy vajzat 10 dhe 20 vjeçe

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 17:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshawar të Pakistanit, duke tronditur opinionin publik në mbar botën.

Një burrë akuzohet se ka vrarë për “nder” dy vajzat e tij, Shamin 20 vjeçe dhe Noreen 10 vjeçe.

Pasi iu fshehën dy ditë policisë, autori e pranoi krimin duke dhënë edhe arsyen e aktit.

“Më vinte turp nga sjellja e tyre, dilnin nga shtëpia orar e pa orar”, tha babai.

Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e krimit, ndërkohë që Abdul Gani njihej si njeri tejet fanatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat