Pitoni gjigand gjendet pranë trupit të pronarit të tij të vdekur

Ndryshe

Pitoni gjigand gjendet pranë trupit të pronarit të tij të vdekur

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:44
Dan Brandon

Një stërvitës me përvojë i gjarpërinjve është gjetur i vdekur në dhomën e tij të gjumit vetëm pas metra larg pitonit të tij.

Dan Brandon, kishte pësuar plagë të rënda dhe humbi jetën në shtëpinë e tij shtëpinë e tij në Hampshire, ku jetonte së bashku me prindërit e tij dhe me një shumëllojshmëri kafshësh të egra.

Një nga gjapërinjtë e tij, i cili mund të rritet deri në 8 metra, u gjet afër trupit dhe mendohet se ka qenë pitoni që i ka shkaktuar vdekjen.

Image

Brandon i donte shumë gjarpërintë dhe rrjeti i tij social ishte i mbushur me fotografi të tyre, dhe të një pitoni gjigand që rrethon trupin e tij. 

“Është në hetim nëse vdekjen e tij e ka shkaktuar pitoni apo ka qenë vdekje natyrore,”-ka thënë një burim për The Sun. “Hetuesit janë duke pritur rezultatet e plota të toksikologjisë. Dhe në varësi të rezultateve do të hapet hetimi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat