Policia qëllon për vdekje të burgosurin në spital

Ndryshe

Policia qëllon për vdekje të burgosurin në spital

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 19:39
Cody Leighland

Një i burgosur që po merrte trajtim në spital u qëllua për vdekje nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Las Vegas, ku burri i kishte drejtuar pistoletën elektrike doktorit dhe infermieres, ndërsa ndërhyn policia duke e goditur atë.

Viktima është Cody Leighland O’Bryan, 31 vjeç, i cili ishte në paraburgim kur rrëmbeu pistoletën elektrike nga një polic.

Policia e Las Vegasit po heton rastin, se pse viktima ishte lënë disa momente vetëm duke i krijuar mundësitë për të rrëmbyer pistoletën elektrike në çantën e policit.

Dukshëm, i riu kishte pasur probleme mendore si dhe shkelje të shumta të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat