Dikur ajo e shpëtoi qenin, më pas qeni e shpëtoi atë

Ndryshe

Dikur ajo e shpëtoi qenin, më pas qeni e shpëtoi atë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 11:03
Amanda Tromp dhe Kyro

Amanda Tromp gjeti qenin e racës Haski, pesë vite më parë. Në atë kohë ajo nuk e kishte idenë se sa shumë do të kishte një ditë, ky qen i braktisur.

Amanda Tromp e mori dhe e rriti, duke e mbajtur brenda në shtëpi. Ajo e quajti atë Kyro dhe kurrë nuk mendoi se një ditë ky këlysh i vogël do t’ia shpëtonte jetën asaj. Pas një ekseperience të keqe që kishte përjetuar, ku bëhej fjalë për një marrëdhënie abuzive, Kyro u bë shoku i saj më i mirë. Pasi e braktisi të dashurin e saj, Amanda filloi të gjente lumturinë në aventurat me Kyro-n.

Kështu, në vend të vetëvrasjes, gjë të cilën e kishte menduar, qeni i e frymëzoi atë ta vazhdonte jetën larg të dashurit të saj abuziv. Ajo e shpëtoi atë kur ishte këlysh, dhe ai e shpëtoi atë kur ishte në kohën më të vështirë, kur mendonte vetëvrasjen.

Image
Amanda Tromp dhe Kyro
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat