Gjeti të dashur, tentoi në dy mënyra për ta mbytur gruan e tij

Ndryshe

Gjeti të dashur, tentoi në dy mënyra për ta mbytur gruan e tij

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 00:08
Emile Cilliers, 37 vjeç, akuzohet për dy tentim vrasje për ish gruan e tij, Victoria Cilliers

Një rreshter i ushtrisë u përpoq të vriste gruan e tij duke hequr pjesë të parashutës së saj, duke e detyruar atë të “rrotullohet” disa metra për të rënë në tokë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Emile Cilliers, 37 vjeç, i cili akuzohet për dy tentim vrasje për ish gruan e tij, Victoria Cilliers, e cila mbijetoi gjatë një kërcimi me parashutë, më 5 prill të vitit 2015.

Sipas asaj që u tha në gjykatë, Cilliers kishte pësuar lëndime të shumta trupore.

Cilliers, i cili mohon të gjitha akuzat, donte të linte gruan e tij për një të dashur që ai kishte takuar në Tinder, thanë prokurorët.

Është pohuar gjithashtu se vetëm disa ditë para kërcimit, më 29 mars 2015, i pandehuri u përpoq të vriste zonjën Cilliers, 40 vjeç, duke shkaktuar qëllimisht një rrjedhje gazi në shtëpinë e familjes, ndërkohë që ai nuk ishte aty.

Image

Prokurori ka thënë se natën e rrjedhjes së gazit, Cilliers kishte lënë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Amesbury, Wiltshire, për të qëndruar në kazermat e ushtrisë në Aldershot, Hampshire.

Ai shtoi se në mëngjesin e ardhshëm, zonja Cilliers kontaktoi bashkëshortin e saj duke u ankuar për një erë gazi që vjen nga një dollap kuzhine pranë furrës.

Image

Ajo vuri re gjakun e thatë në atë pjesë i cili u gjet më vonë se përputhej me ADN-në e burrit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat