Spitali mbeti pa rrymë, mamia ndihmoi të kryhej lindja përmes dritës së telefonit

Ndryshe

Spitali mbeti pa rrymë, mamia ndihmoi të kryhej lindja përmes dritës së telefonit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Claires Jones ishte në fund të procesit të lindjes, kur spitali që ndodhet në Pinderfields të West Yorkshire mbeti pa rrymë.

Por, kjo nuk e ndaloi 28-vjeçaren të sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, megjithëse salla ishte e errët dhe pajisjet nuk punonin.

“U trondita kur mamia i kërkoi burrit tim, t’ia drejtoi dritën nga telefoni dhe ajo vazhdoi të gjithë procedurën”, ka thënë Jones lidhur me rastin.

Image
Nëna me fëmijën pas përfundimit të lindjes

Për 25 minuta, punonjësja shëndetësore ia ka dalë ta nxjerrtë beben dhe të priste kordën e kërthizës, derisa dritat u kthyen sërish.

Zyrtarët e spitalit kanë kërkuar falje lidhur me rastin, por insistojnë se rryma është ndalur për vetëm gjashtë minuta, shkaku i një dëmtimi të pa pritshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat