Rrëzohet keq nga shkallët pasi nuk shikonte se ku po shkelte

Ndryshe

Rrëzohet keq nga shkallët pasi nuk shikonte se ku po shkelte

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:12
Pamje nga video

Blerësja e një dyqani në Sichaun të Kinës, është rrëzuar keq nga shkallët, pasi nuk shikonte nga po hidhte hapat.

Derisa ishte e fokusuar në rrobat e ekspozuara, ajo shkeli aty ku përfundon dyshemeja dhe ra përjashta lokalit, me fytyrë për asfalti.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, sepse kishte humbur ndjenjat nga tronditja në tru dhe kishte pesë brinjë të thyer.

Ende nuk dihet gjendja saj shëndetësore, ndërsa kanë filluar hetime për të zbuluar nëse shkallët ishin të rrezikshme apo ishte tërësisht faji saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat