Ky është restoranti më i mirë në botë

Ndryshe

Ky është restoranti më i mirë në botë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:52
“The Black Swan” në Oldsteas, North Yorkshire

Një pub në një fshat është emëruar si restoranti më i mirë në botë, duke u bazuar në komentet e klientëve.

“The Black Swan” në Oldsteas, North Yorkshire, është restoranti i parë britanik që ka fituar këtë çmim që kur filloi gara në vitin 2012.

Uebfaqja Tripadvisor ka thënë që fituesi është zgjedhur duke u bazuar në miliona komente dhe opinione të mbledhura gjatë një periudhe prej 12 muajsh.

Shefi i kuzhinës, Tommy Banks, ka thënë që ndihet shumë i nderuar për këtë çmim, veçanërisht kur vjen duke u bazuar nga komentet e klientëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat