Shoqëria e befasishme mes majmunit dhe maces së vogël

Ndryshe

Shoqëria e befasishme mes majmunit dhe maces së vogël

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:34
Pamje nga video

Ball Wuttichai nga Surat Thani i Tajlandës, kishte marrë dhe shëruar një mace të vogël, të cilën e kishte gjetur në rrugë pasi ishte sulmuar nga disa kafshë të egra.

Pasi e ka dërguar në shtëpinë e tij, ku e ka edhe një majmun shtatëvjeçar, është befasuar për shoqërinë që kanë krijuar ata të dy.

“Janë të pandashëm, kalojnë të gjithë kohën duke u ledhatuar”, ka thënë Wuttichani lidhur me rastin.

Megjithëse këta majmunë janë të njohur si shumë agresiv me njerëz dhe kafshë të vogla, ky rast është shumë befasues, pasi ky e mban në prehër dhe nuk e lëshon asnjëherë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat