Zbulohet se ishte dënuar gabimisht pas 23 viteve në burg

Ndryshe

Zbulohet se ishte dënuar gabimisht pas 23 viteve në burg

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:09
Kaloi plot 23 vite në burg, më shumë se gjysmën e jetës së tij, ndonëse në asnjë moment nuk hoqi dorë së pretenduari pafajësinë.

“Është e bukur bota jashtë burgut”. Janë këto fjalët e para të shqiptuara si njeri i lirë nga 41-vjeçari Lamonte McIntyre, nga Kansas, SHBA, i dënuar gabimisht për një vrasje të dyfishtë në vitin 1994.

Kaloi plot 23 vite në burg, më shumë se gjysmën e jetës së tij, ndonëse në asnjë moment nuk hoqi dorë së pretenduari pafajësinë.

“Nuk ka pasur kurrë prova të vlefshme që ta lidhnin me dy vrasjet. U arrestua vetëm pas 20 minutash pyetje, jemi përballë një padrejtësie të rëndë”, tha avokati i tij këtë të premte, kur ndodhi dhe lirimi i Lamonte.

“Hetimi u bë në mënyrë të nxituar dhe sipërfaqësore”, deklaroi një përfaqësues i projektit “Midwest Innocence”, organizatë e cila u mor me lirimin e tij.

Nëna e Lamonte, Rose McIntyre, e cila ishte e pranishme edhe gjatë arrestimit të ndodhur 23 vite më parë, falënderoi me lot në sy “të gjithë ata që nuk hoqën dorë nga pafajësia e tim biri”.

Ajo shton se nuk arrin ta besojë dhe se tashmë dëshiron që i biri të shijojë lirinë e tij në maksimum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat