Nuk do ta besoni çfarë mund të shkaktojë puna në këmbë

Ndryshe

Nuk do ta besoni çfarë mund të shkaktojë puna në këmbë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:55
Parukierja

Një parukiere ka treguar disa pamje të tmerrshme që shpjegojnë lodhjen e saj nga puna.

Ajo kalon shumë orë të ditës duke qëndruar e përkulur për t’u kujdesur për klientet e saj, por askush nuk do ta mendonte se në shtylla e saj kurrizore do të pësonte këto dëmtime.

Hitesh Patel, një fizioterapist nga Leicester ka kërkuar që pamjet e saj të publikohen për t’i treguar të gjithëve dëmin që i shkakton puna.

“Shenjat që shihni nuk janë plagë po gjendja e muskujve të saj të penguar dhe që nuk arrijnë të kryejnë më funksionin e tyre,” – tha ai për Metro.

Pas kësaj, shpjegoi se të gjithë personat që qëndrojnë gjatë në këmbë mund të kenë probleme të mëdha me muskujt dhe sistemin skeletor. Ky rast mund të ndodhë edhe tek dentistët ose mekanikët që qëndrojnë shumë orë duke punuar të përkulur dhe në këmbë.

Image
Parukierja
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat