Djaloshi ishte “humbur” në celular, befasohet për të keq nga qeni

Ndryshe

Djaloshi ishte “humbur” në celular, befasohet për të keq nga qeni

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:15
Pamje nga video

Në internet janë shfaqur disa pamje interesant të cilat thuhet se vijnë nga Rio de Janeiro, të cilat tregojnë një qen duke “e lagur” djaloshin, i cili ishte i ulur në një trotuar dhe i habitur pas një telefoni.

Siç edhe mund të shihet në video, djaloshi ishte ulur në buzë të trotuarit duke parë diçka në telefonin e tij celular, ndërsa qeni qetësisht afrohet tek ai, ngre këmbën dhe e “lag” atë, befasishëm.

Pasi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, djali ishte shumë i mërzitur duke u përpjekur të godiste qenin.

Për fat të mirë, qeni ishte më i shpejtë dhe iku në një distancë të sigurt. E djali, në dëshpërim, e hoqi bluzën nga trupi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat