Nëna vrasëse, djeg fëmijët në furrë

Ndryshe

Nëna vrasëse, djeg fëmijët në furrë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 07:44
Lamora Uilliams

Një nënë 24 vjeçe, e cila kishte katër fëmijë akuzohet për vrasjen e dy djemve të saj më të vegjël, duke i djegur ata në një furrë.

Ajo i ka vendosur djemtë brenda furrës, ka mbyllur derën dhe se nuk e ka hapur më atë. Ajo u arrestua në bazë të një urdhër-arresti. Një autopsi zyrtare pritet për ngjarjen. Sipas akuzës, nëna Uilliams i ka vendosur djemtë e saj në furrë diku pas mesnatës të së enjtes dhe kanë qëndruar aty deri në orën 11.00 të së premtes. Policia e Atlantës ka hyrë brenda në shtëpi dhe ka marrë sobën si provë. Lamora Uilliams akuzohet për vrasjen e fëmijëve të saj.

Ka dyshime se ajo është paranojake dhe me probleme mendore. Kjo pasi i ka vdekur babai që kur ishte 19 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat