Pëllumbi kontrollon zonën, nuk lejon postën të shpërndahet si duhet

Ndryshe

Pëllumbi kontrollon zonën, nuk lejon postën të shpërndahet si duhet

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:08
Pamje nga video

Harold është pëllumbi jeton në një fshat të vogël në Norfolk të Anglisë, ku shkakton probleme kryesisht në dërgimin e postës.

Shpeza ka dëmtuar shumë nga kutitë postare, ndërsa i nxjerrë telashe postierit duke i qëndruar në kokë dhe krah.

“Megjithatë është si një shok i dashur, që nuk më lë vetëm. Shumicën e kohës më rri mbi kokë”, ka thënë një nga shërbyeset, që merret me dërgesa.

Njohësit e pëllumbave kanë thënë se ai është dominues i zonës, ndërsa të gjitha ata që nuk jetojnë aty i konsideron si armiq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat