Parashutisti shkelmohet para se të lëshohet, situata gati doli nga kontrolli

Ndryshe

Parashutisti shkelmohet para se të lëshohet, situata gati doli nga kontrolli

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:05
Pamje nga video

Dustin Paulsen nga Shtetet e Bashkuara, e ka shkelmuar në bark një shok të tij, i cili qëndronte përjashta derës së aeroplanit dhe po bëhej gati të lëshohej.

Megjithëse deshi vetëm të bënte një lojë të lehtë, parashutisti pati një shkëputje jo të mirë, por ia doli të hapë parashutën dhe të zbriste poshtë me sukses.

“Nuk desha ta lëndojë, ishte vetëm një lojë sa për ta hequr monotoninë e lëshimit”, ka thënë më pas Paulsen, duke kërkuar falje lidhur me rastin.

Në anën tjetër, shikuesit e kanë konsideruar veprimin e tij fëmijëror, pasi situata mund të dilte nga kontrolli dhe pasojat të ishin të mëdha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat