Udhëtimi i bezdisshëm, pasagjerët garojnë se cili e ka rënkimin më të fuqishëm

Ndryshe

Udhëtimi i bezdisshëm, pasagjerët garojnë se cili e ka rënkimin më të fuqishëm

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 08:18
Pamje nga video

Stafi i kompanisë AirAsia, gjatë fluturimit nëpër pjesën jugore të Kinës, kanë zhvilluar një lojë të pazakontë, në përpjekje që të argëtojnë pasagjerët.

Por, jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur me garën, ku shpërblehej garuesi që ka rënkimin më të gjatë dhe të zhurmshëm.

Derisa disa qeshnin, të tjerë janë munduar të lëshojnë muzikë të lartë në dëgjuese, vetëm që të mos dëgjojnë britmat e fuqishme.

Nuk bëhet e ditur, se sa ka zgjatur kjo lojë e bezdisshme, që nuk është aplikuar më parë gjatë fluturimeve me aeroplan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat