Arinjtë e vegjël hyjë në oborr, luajtën në luhaja sikur fëmijë

Ndryshe

Arinjtë e vegjël hyjë në oborr, luajtën në luhaja sikur fëmijë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:34
Pamje nga video

Familjarët e një shtëpie në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, kanë shikuar nga brenda katër arinj të vegjël, që hynë në oborrin e tyre.

Kafshët e reja në moshë, kanë luajtur në luhaja, teksa njëri prej tyre provoi edhe të lëshohej në tobogan.

“Janë luhajat e mija”, dëgjohet duke thënë një vajzë e vogël, nga frika se arinjtë mund t’ia marrin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e këndshëm të lojës së kafshëve, që u larguan pa shkaktuar ndonjë dëmtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat