Fëmija më i shëndoshë në botë

Ndryshe

Fëmija më i shëndoshë në botë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:27
ilustrim

Një vogëlush nga Meksika ka fituar vëmendjen e medieve botërore për shkak të peshës së tij dhe raportohet se ai peshon sa një 9-vjeçar dhe vazhdimisht thotë se është i uritur.

Luis Manuel 10-muajsh nga qyteti Tecoman në pjesën perëndimore të Meksikës, ka habitur mjekët për faktin se peshon mbi 30 kilogramë.

Si 9-muajsh nëna e tij detyrohej t’i vishte rroba për një fëmijë 2-vjeçar, pasi linjat e tij trupore dita ditës zgjeroheshin.

Mjekët e shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore besojnë se ai vuan nga sindroma Prader-Willi, një çrregullim që mund t’i shkaktojë vogëlushit sulm në zemër.

Gjendja e tij e rrallë gjenetike, e bën të voglin të ndihet vazhdimisht i uritur, duke ia tkurrur muskujt mbipesha.

Image

Ndërkaq familja e tij e varfër kanë nisur një fushatë, përmes të cilës kërkojnë donacione për ta trajtuar birin e tyre.

Besohet se Luis mund të jetë fëmija më i shëndoshë në botë, megjithatë, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare që do ta mbështeste këtë teori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat