Pësoi aksident para se të martohej, shkon në dasmë me karrocë

Ndryshe

Pësoi aksident para se të martohej, shkon në dasmë me karrocë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:32
Liam Reid

Dasma e Liam Reid nuk ishte ashtu siç ai e kishte menduar. Gjashtë ditë para se të martohej, pësoi një aksident me motor, duke humbur përjetësisht mundësinë që të ecë.

Kjo nuk e ndaloi aspak që të përjetonte ndjenjën më të bukur të dashurisë, prandaj vendosi që të shkonte në ceremoni i ulur në një karrike me rrota.

I shoqëruar nga e fejuara prej pesë vitesh, Jimena Vergara-Lincoqueo, ai shijoi të ditën në praninë e shumë të afërmve dhe miqve.

Kur u dërgua në spital, mjekët i thanë se kishte nevojë për transfusion gjaku pasi e kishte thyer këmbën e majtë në dy vende. Sipas mjekëve, nëse nuk do ia lidhte një kalimtar, ai mund ta kishte humbur këmbën ose të vdiste.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat