Kuajt mund të lexojnë emocionet e njerëzve

Ndryshe

Kuajt mund të lexojnë emocionet e njerëzve

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Në një studim të vitit 2016 për 28 kuaj, studiuesit zbuluan se këto kafshë janë në gjendje të dallojnë emocionet negative (zemërimin) dhe pozitive (lumturinë) tek njerëzit.

Atyre u është prezantuar një foto me person të zemëruar dhe një të lumtur për të parë reagimin e tyre, shkruan curiosity.

Kur është paraqitur personi i zemëruar, rrahjet e zemrës së kalit do të rriteshin dhe ai kishte tendencë që ta shikonte foton me syrin e majtë.

Kjo dukuri është vërejtur edhe tek qentë.

Shkencëtarët besojnë se kjo ndodh për shkak se hemisfera e djathtë e trurit përpunon stimuj kërcënues. (Syri i majtë është analizuar në atë hemisferë.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat