Çka është synetia e grave dhe ku aplikohet kjo praktikë?

Ndryshe

Çka është synetia e grave dhe ku aplikohet kjo praktikë?

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 19:15
Ilustrim

Në disa vende të botës, gratë bëhen ‘synet’ që ndryshe njihet si ‘gjymtimi gjenital femëror’.

Çfarë përfaqëson FGM? Ka të bëjë me heqjen e pjesshme ose të plotë të organit gjenital të gruas.

Cilat vende praktikojnë FGM-në? Praktika zhvillohet në shumë pjesë të botës, por është më e përhapur në Afrikë, Azi dhe në Lindjen e Mesme.

Shumë shoqëri e konsiderojnë këtë si pjesë thelbësore të ngritjes së një vajze. Zakonisht ky veprim kryhet nga anëtarë të moshuar të komunitetit.

FGM bëhet në mes të foshnjave deri në moshën 15 vjeçare. Përafërsisht 6.000 vajza i nënshtrohen FGM-së çdo ditë.

Praktika e tillë mendohet se është praktikuar nga Faraonët e Egjiptit të Lashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat