Tualeti “Louis Vuitton” i punuar me flori, shitet me çmim marramendës

Ndryshe

Tualeti “Louis Vuitton” i punuar me flori, shitet me çmim marramendës

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:03
Pamje nga video

Për të gjithë ata që e duan luksin, në treg sapo ka dalë një prodhim që pakkujt do i shkonte mendja.

Bëhet fjalë për një tualet që kushton plot 100 mijë dollarë. Arsyeja e këtij çmimi të çmendur? Artistja amerikane Illma Gore e ka krijuar këtë tualet me flori dhe me 24 çanta të markës Louis Vuitton.

Amerikanes i janë dashur 3 muaj për krijimin e saj.

Nëse mendoni se Illma Gore ka pasur vetëm qëllime artistike me tualetin e saj, gaboheni rëndë. Nëse doni, mund ta përdorni si çdo tualet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat