Moment emocional: Një fëmijë nxirret nga krahët e nënës së vdekur (+16)

Ndryshe

Moment emocional: Një fëmijë nxirret nga krahët e nënës së vdekur (+16)

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:52
Pasi u shfaq video në mediat lokale, tre ditë pas goditjes së tërmetit, njerëzit nderuan trimërinë e nënës.

Ky është momenti emocional kur ekipet e shpëtimit nxorën një fëmijë nga krahët e nënës së tij të vdekur, pasi ajo flijoi veten për ta mbrojtur atë nga një tërmet që vrau më shumë se 400 vetë në kufirin Iran-Irak.

Sipas mediave të huaja, gruaja u gjet duke mbajtur fëmijën në rrënojat e një ndërtese në Kermanshah, Iranin perëndimor, ku 432 njerëz u vranë dhe rreth 8.200 njerëz u plagosën.

Pasi u shfaq video në mediat lokale, tre ditë pas goditjes së tërmetit, njerëzit nderuan trimërinë e nënës.

Njëri shkroi: ‘Më e bukura që u jep Perëndia grave është dashuria për të mbrojtur fëmijët e tyre’.

Një tjetër tha: ‘Le të ketë mëshirë Perëndia për këtë nënë që e mbrojti fëmijën deri në fund’.

Tërmeti me epiqendër 19 milje në jugperëndim të Halabjes në Kurdistanin iraken rreth orës 9.20 të dielën, kur shumë njerëz do të kishin qenë në shtëpi.

Qeveria iraniane urdhëroi shpëtuesit të vazhdonin të kërkonin njerëz potencialisht të zënë nën rrënojat pas tërmetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat