Harroi ku e parkoi veturën, e gjen pas 20 vjetësh

Ndryshe

Harroi ku e parkoi veturën, e gjen pas 20 vjetësh

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 07:40
Ilustrim

Më 1997 në Frankfurt të Gjermanisë, një person kishte raportuar në polici se ia kishin vjedhur veturën.

20 vjet më vonë, autoritetet e këtij qyteti e kanë gjeturën veturën e tij, ku në fakt kanë zbuluar se pronari i kësaj makine kishte harruar se ku e kishte parkuar dhe kishte supozuar se ia kishin vjedhur.

Makina ishte gjetur në një garazhë në një ndërtesë të vjetër industriale që pritej të demolohej.

Sipas gazetës rajonale gjermane, Augsberger Allgemein, personi që tani është 76 vjeçar, u dërgua bashkë me të bijën e tij në polici për t’u ribashkuar me veturën e tij.

Fatkeqësisht për të moshuarin, vetura nuk ishte më funksionale.

“Vetura nuk mund të vozitët më dhe do të dërgohet në hekurishte”, thanë autoritetet e Frankfurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat