Ndalohet shoferi që voziste me tablet dhe iPhone të kapura për timoni

Ndryshe

Ndalohet shoferi që voziste me tablet dhe iPhone të kapura për timoni

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 00:42
Shoferi që voziste me tablet dhe iPhone të kapura për timoni

Policët në Vankuver të Kanadasë, nuk mund t’i besonin syve kur panë një shofer, që voziste ndërsa kishte të kapura për timoni tabletin dhe një iPhone.

Derisa lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, ia dilte të përdorte të dy pajisjet teknologjike, ndërsa edhe dëgjonte muzikë në dëgjuese.

Atij i është dhënë dënimi prej 350 eurove, ndërsa iu larguan menjëherë këto pajisje nga timoni.

Kjo është një nga format më ekstreme që kanë gjetur mbrojtësit e rendit, teksa patrullonin në trafik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat