Miu që shëtiste nëpër qendër tregtare ishte aq i madh, vogëlushja mendoi se ishte lepur

Ndryshe

Miu që shëtiste nëpër qendër tregtare ishte aq i madh, vogëlushja mendoi se ishte lepur

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 20:51
Pamje nga video

Kerry Dee ishte së bashku me të bijën në një qendër tregtare në Berkshire të Anglisë, kur para tyre kaloi një mi me përmasa shumë të mëdha.

Madje, 28-vjeçari ka thënë se fëmija tij e ngatërroi atë, duke menduar se është lepur.

“Gati nisa të vrapoj nga frika, por e kisha vajzën për dore. Për fat të mirë, ajo nuk u frikësua dhe kërkoi t’i shkonte pas lepurushit”, ka thënë Dee lidhur me rastin.

Zyrtarët e lokalit kanë kërkuar falje, ndërsa deklaruan se kanë kryer të gjitha pastrimet, për ta larguar brejtësin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat