Moment i frikshëm: Probleme me rrotat, aeroplani aterron “barkas” në pistë

Ndryshe

Moment i frikshëm: Probleme me rrotat, aeroplani aterron “barkas” në pistë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:26
Pilotit i ishte dashur të sillej rreth pistës së aeroportit për më shumë se 90 minuta pasi e kuptoi se rrota e tij ishte e dëmtuar.

Një video tregon momentin kur një pilot bëri një ulje të pabesueshme, pasi aeroplani i tij i vogël nuk funksionoi siç duhet të hënën.

Sipas mediave të huaja, pilotit i ishte dashur të sillej rreth pistës së aeroportit për më shumë se 90 minuta pasi e kuptoi se rrota e tij ishte e dëmtuar.

Pamjet tregojnë një ulje “tepër të butë” ndërsa aeroplani preku poshtë, pa rrota, duke arritur të realizonte një ndalesë të ngadaltë por të qëndrueshme.

Disa çaste më vonë, piloti hapi derën e aeroplanit dhe shumë me qetësi largohet nga aeroplani, duke shëtitur përgjatë pistës së një aeroporti në Maryland. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat