Nervozohet me blerësen shtatzënë që porositi në detaje, menaxherja e përzë duke i bërtitur

Ndryshe

Nervozohet me blerësen shtatzënë që porositi në detaje, menaxherja e përzë duke i bërtitur

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Pamje nga video

Lizzie Ramsey ishte së bashku me bashkëshortin, një koleg dhe dy vëllezërit e tij, duke porositur në një lokal të ushqimeve të shpejta në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Pa e përfunduar mirë porosinë për pesë persona, menaxherja nisi t’i bërtiste dhe i kërkoi të largohej, sepse e nervozoi duke kërkuar gjithçka në detaje.

“Jam shtatzënë dhe kisha nevojë për ushqim, ndërsa në afërsi nuk kishte lokal tjetër hapur. Nuk isha aq e bezdisshme, ndërsa aty nuk ishte askush tjetër pos neve”, ka thënë Ramsey.

Zyrtarë të lokalit kërkuan falje për rastin, ndërsa deklaruan se skena të tilla më nuk do të përsëriten. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat