Pushuesit freskoheshin në plazh pa vërejtur asgjë të pazakontë, droni filmon peshkaqenin gjigant afër këmbëve të tyre

Ndryshe

Pushuesit freskoheshin në plazh pa vërejtur asgjë të pazakontë, droni filmon peshkaqenin gjigant afër këmbëve të tyre

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 00:17
Pamje nga videoja

Edhe pse pushuesit dukeshin të lumtur që kishin gjetur plazhin e tyre të “përkryer” për t’u freskuar, pamjet e filmuara me dron tregojnë anën e “errët” të këtij plazhi.

Në fakt derisa pushuesit ishin futur në ujë, pranë këmbëve të tyre kishte kaluar me dhjetëra herë një peshkaqen gjigant i cili për mrekulli nuk sulmoi askënd.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Miami, kurse pronari i dronit Kenny Melendez, tha se askush nuk e kishte vërejtur peshkaqenin derisa i pa pamjet që kishte filmuar droni i tij.

Por, ai thotë se është një mrekulli se si asnjëri nga pushuesit nuk e kishte pësuar nga peshkaqeni, që në një moment afrohet shumë pranë rërës ku po rreziteshin pushuesit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat