Nervozohet nga trafiku, kinezi i pikturon sipas qejfit shenjat rrugore - Bota Sot
Nervozohet nga trafiku, kinezi i pikturon sipas qejfit shenjat rrugore

Ndryshe

E premte, 15 dhjetor 2017

Nervozohet nga trafiku, kinezi i pikturon sipas qejfit shenjat rrugore

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 22:21
Pamje nga videoja

Trafikun e urrejmë të gjithë, sidomos kur shkojmë apo kthehemi nga puna. Diçka që e ka shtyrë një 28-vjeçar nga Kina që ta marrë situatën në dorë.

Tekstualisht kështu, pasi me një kovë bojë dhe një furçë në dorë, kinezi i identifikuar vetëm me mbiemrin Cai doli në rrugë dhe pikturoi shenjat e trafikut, siç i bënin punë atij.

Kamerat e trafikut e filmuan atë duke pikturuar shigjeta të rrugë, në një mënyrë që lëvizja t’i përshtatej drejtimit të tij të përditshëm për në punë.

Pikërisht këtë i tha 28-vjeçari policëve, kur e ndaluan dhe i bënë me dije se ajo që ai bëri nuk lejohet.

Cai tregoi se prej muajsh shikonte korsinë e tij të mbushur plot, ndërsa ajo që kthehej majtas ishte gjithnjë bosh. Kështu që kishte menduar ta ndryshonte.

Policët nuk e kanë vlerësuar aspak planin e tij dhe e gjobitën me 150 dollarë për dëmtimin e shenjave të lëvizjes në rrugë.

Megjithatë, mediet kineze raportojnë se në rajon e trajtuan situatën me mjaft humor dhe i thanë 28-vjeçarit se, sikur të ishte kaq e lehtë të ndryshoheshin shenjat rrugore, të gjithë do të kishin parkingun e tyre personal para derës së shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test