Turisti arrestohet për shkak të çorapeve - Bota Sot
Turisti arrestohet për shkak të çorapeve

Ndryshe

E diel, 17 dhjetor 2017

Turisti arrestohet për shkak të çorapeve

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:37
Ilustrim

Policia indiane ka arrestuar një turist, era e çorapeve të të cilit ka shqetësuar pasagjerët e një autobusi, të cilët kanë protestuar.

Prakash Kumar ka hequr këpucët dhe çorapet në autobusin që shkonte nga shteti pranë Himalajave, Himachal Pradesh në Nju Delhi dhe i vendosi nën vete, thotë policia.    

Pasagjerë të tjerë janë irrituar dhe i kanë kërkuar t’i hidhte çorapet, por ai ka refuzuar duke u përballur fizikisht, aq sa detyroi shoferin e autobusit të ndalonte pranë një stacioni policor në distriktin e Una në Himachal Pradesh.

Shefi i policisë Sanjeev Gandhi tha për AFP se autobusi ndaloi disa herë për shkak të erës së tmerrshme para se të vinte në stacionin e policisë.

“Ai u arrestua për prishje të qetësisë publike e më pas u lirua me kusht”, ka thënë Gandhi.

Ai shton se personi ka kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe ka shkaktuar telashe edhe në stacionin e policisë. Ai u largua me tjetër autobus një ditë më pas, teksa ngulmonte se çorapet e tij nuk vinin erë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test