I pastrehu ia ktheu 10 mijë eurot e gjetura, edhe më prekëse çfarë ndodhi pastaj… - Bota Sot
I pastrehu ia ktheu 10 mijë eurot e gjetura, edhe më prekëse çfarë ndodhi pastaj…

Ndryshe

E premte, 15 dhjetor 2017

I pastrehu ia ktheu 10 mijë eurot e gjetura, edhe më prekëse çfarë ndodhi pastaj…

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 23:27
Elmer Alvarez vendosi që menjëherë t’ia kthente atë pronares.

Një gjest i mrekullueshëm ka ndodhur në New Haven të shtetit Connecticut të SHBA’ve. Një burrë i pastrehë, e gjeti në rrugë një cek prej 10 mijë dollarësh.

Mirëpo, Elmer Alvarez vendosi që menjëherë t’ia kthente atë pronares. Në fakt çeku i përkiste milioneres Roberta Hoskie, e cila merret me patundshmëri.

E befasuar për të mirë nga ky gjest, Hoskie vendosi të e shpërblente me shumë dhurata që e tejkalonin shumëfish vlerën e çekut.

Së pari shkoi e falënderoi me një përqafim në rrugë, ndërsa këtë e transmetoi live në Facebook.

“Nuk e ke ditur kush është pronari i çekut, nuk e di sa zemër të madhe ke”, i ka thënë ajo Alvarezit.

Pastaj vendosi të i dhuronte atij bursë të plotë në shkollën e patundshmërive Outreach Property Managament, ku vetë është drejtoreshë.

Ia siguroi atij edhe kursin e gjuhës angleze si dhe një intervistë punë në të cilën do të shkojë pasi të mbarojë shkollimin. Në fund, i bëri të ditur se i ka siguruar edhe banesë për gjysmë viti, ndërsa i premtoi se do të ndihmojë derisa të ngritet të këmbët e veta.

Në video mund të shihni Alvarez’in e befasuar nga mirësia e Robertas, e cila thotë se e ka inspiruar të përkushtohet për të siguruar një të ardhme më të mirë për vete dhe vajzën e tij.

Ndërsa gruaja falënderuese tha se, “kishte momente në jetën time, kur nuk mund të i jepja askujt diçka, e tani që mundem, ndjenja është e papërshkrueshme”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test