E tepron tifozi, derisa po zhvillohej loja, futet me veturë në fushë të futbollit

Ndryshe

E tepron tifozi, derisa po zhvillohej loja, futet me veturë në fushë të futbollit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 23:31
Pamje nga video

Një tifoz futbolli e ka ekzagjeruar me veprimin e fundit të tij, teksa ka hyrë në fushën e blertë me një automjet.

Videoja e tij është bërë virale në rrjetet sociale, me ndjekësit që janë ndarë mbi këtë episod të çuditshëm, mes atyre që e denoncojnë këtë sjellje të rëndë, e disa të tjerë që thjesht janë argëtuar.

Sipas medieve, ngjarja ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një ndeshjeje mes dy ekipeve të moshave U18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat