Astronauti filmon pamje të rralla, që tregojnë si duket drita polare nga hapësira - Bota Sot
Astronauti filmon pamje të rralla, që tregojnë si duket drita polare nga hapësira

Ndryshe

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Astronauti filmon pamje të rralla, që tregojnë si duket drita polare nga hapësira

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga video

Astronauti italian Paolo Nespoli ka publikuar një video të dritës polare – aurorës borealis, të filmuar nga stacioni ndërkombëtar hapësinor.

Janë shkrepur edhe disa imazhe të natës së 5 dhjetorit, të cilat më vonë janë montuar dhe shndërruar në një video të shkurtër.

Nespoli punon në stacionin ndërkombëtar hapësinor si pjesë e misionit VITA, që është në përgjegjësi të agjencisë hapësinore italiane.

Astronauti italianë ka realizuar disa video si dhe lëvizjen e topit të zjarrtë që lëviz në drejtim të Tokës.

Aurora ose drita polare është shkëlqimi i qiellit gjatë natës. Në veri, ky fenomen quhet aurora borealis, kurse në jug quhet aurora australis. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test