Mban dorën ngritur që 40 vjet, ja pse

Ndryshe

Mban dorën ngritur që 40 vjet, ja pse

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Amar Bharati

Amar Bharati nga India mban dorën e djathtë ngritur për më shumë se dyzet vjet.

Ai braktisi jetën e kësaj bote, të rehatshme dhe të përditshme, për t'ia përkushtuar veten zotit hindu, Shiva.

Muskujt në dorën e tij ishin plotësisht të atrofizuar dhe thonjtë e tij ishin të mëdhenj dhe të përdredhur.

Sidoqoftë, vepra e tij u bë simbol i fesë së vërtetë, kështu edhe murgjit e tjerë hindu e shikojnë atë.

Bharati thekson se pozita e duarve të tij është një përshëndetje e vazhdueshme dhe se ai e ka bërë atë për hir të paqes në botë.

Ai thekson se një krah i ngritur do të thotë një protestë kundër dhunës.

Shiva është njëra nga tri perënditë kryesore në Indi, së bashku me Brama dhe Vishna. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat