Betonoi kokën dhe e futi në mikrovalë, i riu shpëtohet në momentet e fundit nga zjarrfikësit

Ndryshe

Betonoi kokën dhe e futi në mikrovalë, i riu shpëtohet në momentet e fundit nga zjarrfikësit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:41
Pamje nga video

Pesë zjarrfikës kanë bërë të pamundurën për disa orë që t’ia shpëtojnë jetën një djali të ri nga Anglia, i cili është i njohur për shakatë e tij që i poston në YouTube, pasi kishte betonuar kokën ndërsa mikrovalën e kishte shfrytëzuar si kallëp për të marrë formën katrorë.

Jay Swingler 22-vjeç dhe miqtë e tij kishin përzier shtatë qese të betonit dhe më pas e kishin derdhur në kokën e tij që e kishte mbështjellë me qese, kurse qëllimi i tyre ishte që përmes mikrovalës të marr formën e katrorit.

Por, ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë kur i ngeci koka dhe po mbeste pa frymë, dhe me urgjencë u telefonuan ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit të cilët pas disa orëve tentime arritën t’ia nxjerrin koka nga mikrovala.

Shumë persona që kanë parë videon kanë kritikuar këta të rinj, për faktin se mund të shërbejnë si model për mijëra adoleshentë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat