I arrestuari ikën nga vetura e tyre, pasi policët e ngathët e kishin lënë derën hapur

Ndryshe

I arrestuari ikën nga vetura e tyre, pasi policët e ngathët e kishin lënë derën hapur

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 07:53
Pamje nga video

Ky është momenti kur një burrë u arratis nga policia pasi një polic e la derën e hapur të veturës së patrullës së policisë.

Sipas mediave të huaja, ai ishte arrestuar dhe lënë në pjesën e prapme të makinës – por arriti të largohej pasi dy zyrtarët përgjegjës u hutuan kur arrestuan një burrë të dytë.

Siç thuhet më tej, videoja tregon se si dy policët rrëzuan një burrë në tokë, afër automjetit të tyre në Bristol Street në Birmingham.

Por, ndërsa ata e mbajnë burrin të shtrirë për tokë, i arrestuari reagon shpejt dhe largohet nga makina e policisë, përkatësisht nga dera e hapur e saj.

Burri mund të shihet duke u larguar rrugës – madje siç shtohet më tej, edhe duke kaluar pranë tre policëve të tjerë në rrugë.

Policia ka konfirmuar se 25-vjeçari ishte arrestuar me dyshimin për posedim të drogës, pasi ata i bënë një kontroll veturës së tij.

Dhe edhe më tej, ai thuhet se është i lirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat